Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas “Balenës Blu”, “Blackout” është kurthi i radhës në TikTok që merr jetë fëmijësh

-640-0-619b7186a26e3

Vdekja e një 13-vjeçari në Lushnje, e cila dyshohet se ka ardhur nga një lojë “TikTok” është këmbana e alarmit që duhet të bie në çdo familje shqiptare por edhe ne institucionet përgjegjëse.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, i mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga trendi i momentit në “TikTok”,  “Blackout Challenge”.

Po çfarë është kjo lojë dhe sa larg ndodhet prej telefonëve të fëmijëve tuaj?

Sfida popullore Blackout “detyron” pjesëmarrësit e lojës që të lidhin rreth qafës së tyre një litar duke i inkurajuar të mbyten deri në pikën e humbjes së vetëdijes, ndërsa videon e regjistruar duhet ta ngarkojnë në TikTok. Në një situatë të tillë trendi i rrezikshëm, sipas profesionistëve mund të çojë në të fikët, dëmtim të trurit, konvulsione dhe madje edhe deri në vdekje.

Sipas mediave të huaja deri më tani  nga kjo lojë e rrezikshme kanë humbur jetën disa fëmijë në të gjithë botën. Fëmijët të cilët bien pre e këtij ‘kurthi’ servirur si lojë janë të moshës nga 10-15 vjeç.

Nga ana tjetër, në një prononcim për median Newswee, përfaqësues të rrjetit social “TikTok” janë shprehur se në platformën e tyre nuk kanë gjendur materiale me përmbajtje të tillë.

Megjithatë, kjo nuk është loja e vetme e rrezikshme e bërë trend në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë një tjetër kurth është nxjerrë po në platformën “TikTok” dhe njihet si Balena Blu.

Një lojë mjaft e dëgjuar, e cila ka marrë jetën e qindra femijëve në të gjithë botën.

Vetëm në Rusi kanë humbur jetën 130 adoleshentë. Sipas raportimeve të vdekur dhe të lënduar ka patur në Argjentinë, Brazil, Britani, Itali, Kinë, Kili, Kolumbi, Gjeorgji, Kenya, Paraguaj, Portugali, Rusia, Arabinë Saudite, Serbi, Spanjë, Uruguaj, Venezuelë.

Një rast është regjistruar gjithashtu edhe në Shqipëri, ku një 12-vjeçare nga Gjirokastra kishte tentuar të vriste veten.

Edhe kjo lojë kishte në qendër të saj vetëvrasjen, kryesisht tek fëmijët.

Por çfarë është Balena Blu?

Kjo lojë sipas autoriteteve ruse drejtohet nga një grup në median sociale i cili nxit njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Një administrator ndan detyra me anëtarët të cilët duhet ti përmbushin brenda 50 ditësh. Disa prej akteve të tmerrshme janë shikimi i filmave horror, zgjimi në orët e vona të natës, dëmtimi i vetvetes dhe me çdo ditë që kalon detyra që duhet të përmbushen bëhen edhe më të vështira. Në ditën e 50-të, manipulatorët që fshihen pas lojës kërkojnë nga përdoruesit e saj të kryejnë vetëvrasje.

50 nivelet e Balenës Blu

1. Prerja e krahut me një mjet të mprehtë

2. Zgjimi në 4:20 të mëngjesit dhe shikimi i një videoje të frikshme

3. Prerja e venave në krah, vetëm tre prerje

4. Vizatimi i një balene në një copë letër

5. Nëse doni të bëheni një balenë blu atëherë shkruani “Po” me një mjet të mprehtë në këmbë

6. Shkrimi i një statusi “#I’am a Whale”

7. Prerje të trupit

8. Mbizotërimi i frikës

9. Zgjimi në 4:20 dhe ngjitja mbi çatinë e shtëpisë

10. Vizatimi i një balenë me një mjet të mprehtë në krah

11. Shikimi gjatë gjithë ditës video të frikshme

12. Dëgjimi i muzikës që të dërgon administratori

13. Prerja e buzëve

14. Shpimi i krahut me një gjilpëre

15. Dëmtimi i vetvetes

16. Ngjitja në çati dhe qëndrimi në një cep të saj

17. Ngjitja mbi një urë

18. Ngjitja mbi një vinç

19. Kontrolli i vërtetësisë së akteve

20. Duhet të flasësh me balenën në Skype

21. Qëndrimi mbi çati

22. Kodim

23. Mision sekret

24. Takimi me balenën

25. Vendosni datën e vdekjes dhe e pranoni atë

26. Vizitoni një hekurudhë në 4:20

27. Mos flisni me askënd

28. Jepni betimin e një balene blu

29. Prerje me sende të mprehta

Nga niveli 30 deri në 49 duhet të zgjohen çdo ditë për të shikuar video, dëgjuar muzikë dhe prerë pjesë të ndryshme të trupit dhe biseduar me balenën. Niveli i 50 është varja, hedhja nga dritarja, shtrirja mbi një hekurudhë treni hedhja nga lartësi të ndryshme.

Edhe pse duket shumë larg realitetit të çdo njërit prej nesh janë afër dhe lojëra të tilla të rrezikshme kanë në anën tjetër të peshores jetë.

Këto lojëra janë afër telefonëve celular të çdo fëmije, i cili nuk arrin të kuptojë seriozitetin dhe rëndësisnë e kësaj situate duke u bërë gjahu i rradhës.

Një shkrim i tillë vjen si sensibilizim për çdo prind që fëmijës së tij i ka dhënë në dorë një telefon dhe ia ka aksesuar këtë të fundit me rrjetet sociale dhe lidhjen e internetit. KUJDES, fëmija juaj mund të jetë në rrezik.

Leave a comment