Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pushohet padia e Metës ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani

D1DB2DAF-7571-4D75-8730-8AA16272E0BC

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj Ardian Dvoranit, ish kreut të KED, pas çështjes penale që u hap me padinë e presidentit Meta. Pas këtij vendimi, Dvorani u shpreh shkurtimisht për mediat, duke thënë se nuk mund të bëjë interpretim në lidhje me qëndrimin e SPAK. “Nuk mendoj se më shkon mua që të bëj intepretime për qëndrimin e SPAK. Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, unë jam gjyqtar dhe është jashtë realitetit që të kem përplasje me institucionet. I takon si çdo individi tjetër që të ketë interpretimin e tij, janë institucionet ato që vendosin përfundimisht, koha e gjyqeve popullore ka mbaruar gjatë regjimit të kaluar. Nuk mund të bëhen në media”, tha Dvorani. Përfaqësuesi ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj u shpreh nga ana e tij se çështja do të apelohet prej tyre, por fillimisht duhet të bëhet arsyetimi i vendimit të shkallës së parë. Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit. Presidenti Ilir Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Leave a comment