Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama:- Për festën e Flamurit, abetarja e unifikuar mes dy shteteve dhe më gjërë

abetare

Kreu i Qeverisë shqiptare ka dhënë dhe një lajm, që gëzon jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës, por të gjitha ata, që jetojnë sot në trojet etnike, por në shtete të tjera.

– “Për 110 vjetorin e Pavarësisë, të kemi një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, e kudo që flitet e mësohet shqip”, – ka deklaruar Rama. Sipas kreut të Qeverisë shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, për vitin e ardhshëm, duhet të kenë një abetare të përbashkët. Dhe ky unifikim, sipas tij të shtrihet më pas  në të gjitha hapësirat, ku fëmijët mësojnë shqip.

 

  • “Dëshiroj të ndaj një gjë, që e di që do të japë kënaqësi.  Ne kemi dakordësuar në Qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, që është edhe një vit jubilar, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tashmë është një libër, që bazuar në ligjin e arsimit, që ne kemi, është trajtuar si tekst, me shumë alternativa. Jemi dakordësuar për një abetare dhe dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv, që të kemi një abetare unike të gjuhës shqipe në Shqipëri, Kosovë, e më tej në të gjithë trojet.
  • Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një liber, që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar”– ka deklaruar kryeministri I Shqipërisë.

 

 

 

 

 

Leave a comment