BB VIP – Që kur Semi Jaupaj u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duket se Donaldi dhe Beatrixi po kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.
Aktori dhe këngëtarja shfaqen gjithmonë bashkë dhe publiku e ka vënë re menjëherë këtë afrimitet mes tyre. Madje fansat shprehen se ata duket sikur po flirtojnë me njëri-tjetrin dhe se Donald po harron Bora Zemanin.