Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, piktori Sotiraq Xega

D05A62AD-0F2B-4BF0-B0D3-A4736272573B

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçaree, piktori i njohur Sotiraq Xega.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e tij, teksa në profilin e piktori në Facebook kanë vendosur edhe një shirit të zi.

Xega ishte një nga piktorët më të mirë dhe më të njohur në qytetin e Korçës.

Piktori korçar, hidhte me penel mbresat dhe përshtypjet e tij për bukuritë e natyrës në punime me dimensione të vogla. Në punimet e tij, artisti luante me ngjyrat dhe dimensionet duke sjellë një stil të papërsëritshëm.

Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale. Ai ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Leave a comment