Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ku do shkojë gjithë kjo lëvizje anti-Basha?

Basha Lulzim
Nga Ermal MULOSMANI –
Imagjinoj për një moment tërheqjen e Berishës nga lëvizja e tij. Po supozoj një pakt me amerikanët (që ka zero shanse) për ta mbyllur me kaq.
Gjithë kjo lëvizje anti-Basha ku do shkojë? A ka njeri që mendon se ata njerëz do të pranojnë sërish lider Lulzim Bashën?
Unë përfundimisht mendoj se Basha mundet vetëm të përçajë Partinë, t’i marrë asaj një 15-20% dhe të kthehet në LSI të re. Ndërkohë që e vjetra mund të shkrihet me Berishën.
Kjo do të ishte shumë e dëmshme. Duhet Amerika por duhen edhe votat. Amerika të mbështet por votat duhet ti marrësh vetë.
Për të mirën e Opozitës është e domosdoshme ruajtja e një Partie me çdo kusht. Hapi i parë është tërheqja e Lulzim Bashës, menjëherë.
Më pas do vijë edhe e Berishës dhe shpallja e zgjedhjeve në Parti.
Kjo lëvizje vetëm kështu do të merrte kuptim. Kush do të ishte Kryetari i ri i PD-së? Nja 10 kandidatura do të dalin. Oerdi, Belindi, Agroni, Kadilli, Gazmenti, Alibeaj, Rushaj…Plus ndonjë nga jashtë. Partia duhet të hapet.
Kjo pyetja “Ja iku Kryetari po kush do vijë” është më qesharakja. Do vijë një tjetër që do punojë natë e ditë ta sjellë në pushtet sepse ka frikën se ikën vetë nëse nuk ndodh.

Leave a comment