Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sinoptikania paralajmëron: Çfarë na pret këtë dimër

-640-0-61a9ea8025cf0

TIRANË – Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja tha sot në një interviste televizive se vendi ynë këtë fundjavë parashikohet të jetë nën ndikimin e motir me reshje shiu.

Sipas saj, e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.

Duke folur për parashikimin e muajit dhjetor, sinoptokania tha në “News24” se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme.

Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulëta dhe borë.

Moti i keq që ka përshfirë Shqipërinë, ka shkaktuar probleme në akset rrugore, apo edhe vonesa në nisjen e trageteve. Gjithsesi, të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa në zonat malore rekomandohet pajisja e mjeteve me zinxhirë.

Related Posts

Leave a comment