Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

TRAGJIKOMEDIA QË KA KAPLUAR RADIO TELEVIZININ PUBLIK

martin leka leka bungo

NGA JETMIR SHPUZA –

Situata komike 6-7 mujore ne Radio Televizionin Shqiptar me çiftin Martin Leka Bungo, ose “Dy Lekëshat”, siç quhet rëndom në ambientet e RTSH-së, ka për të mbetur në histori. Mburrjet e dy personazheve komikë janë aq qesharake, saqë nuk ka nevojë për humor apo komedi RTSH-ja veç të inçizohen bisedat apo fjalët që hedhin koridoreve “dylekëshat”.

Leka i vogël (Martini) shkonte deri te Fuga (me variantet e deformuara Dhuga, Thuga…). Kurse Leka i madh (Bungo) i ka me te thella mburrjet. Kam parë në jetën time gjithfarë zyrtari, baglosha me pushtet, deputetë, drejtues që nuk dinë të bëjnë një shkresë… Po Leka Bungo është një model që ua kalon të gjithëve. Kur e dëgjoja të bërtiste në hollin e brendshëm të katit të dytë, në fillim pata kujtuar se e kapi kush për fyti. Britmat dëgjoheshin deri jashtë godinës.

Nganjëherë më ngjanin si kuisje shtrigash! Ose edhe kur ishte brenda në zyrën e tij. Në fakt ai po fliste në telefon, ose po bënte një bisedë normale me dikë. Më vonë e morëm vesh, se ngaqë nuk dëgjonte mirë nga veshët i dukej se edhe bashkëbiseduesi i tij nuk dëgjon po ashtu.

Shpeshherë fjalët i shqiptonte me të madhe saqë dëgjoheshin përtej zyrës dhe mund të dilnin edhe shprehje që diskretitojnë portretin e tij (ai i diskretituar paska qenë gjithmonë). Shprehja që ai me humor apo për presion ndaj atyre që e dëgjonin e përdorte më shpesh: Jam baba i vetingut! Kjo ka lidhje me pozitën e së bijës Genta Bungo Tafa, që është vërtet kryetare e Vetingut (dmth aty ku merren në analizë njerëzit e drejtësisë, prokuror, gjykatës).

Me këtë vajzë, mburrjet e tij vazhduan në formën e informacioneve “sekret” për karrierë në ngjitje: vajza do bëhet ministre e drejtësisë (në fillim të shtatorit, kur po bëhej qeveria). Kur u shpall qeveria, vazhduan kapardisjet e Lekës: Do bëhet presidente, kur të shkarkojmë Ilir Metën! Urojmë që e bija mos t’i ketë ngjarë, se pastaj vajmedet…

Kurse mburrjet me kryeministrin Rama janë të përditshme. Ndalon me ndonjë bashkëbisedues nga ata servilët që i rrinë pas, hap mesazhet në telefon dhe fillon të flasë që ta dëgjojnë edhe ata që po kalojnë: ja mesazhet që i kanë dërguar Ramës filani e fisheku (punonjës të RTSH-së), ja mesazhet që ka shkëmbyer Rama me Gëllçin (para disa muajsh). -Mua Rama m’i tregon të gjitha! Apo kur rrëfente para 3-4 muajsh: Ishim mbrëmë për darkë në shtëpinë e kryeministrit bashkë me biznesmenin..X( për etikë nuk po ia përmend emrin, po ju që njihni Lekën e dini për kë bëhet fjalë se Leka e përmend nga 5 herë në ditë). I çuam nje arkë me verë që një shishe kushtonte 420 euro… E përralla të tilla, që duke e paraqitur veten si të “afërt” me qeverinë, më tepër të krijon përshtypjen e një gaztori të tavolinave të pushtetarëve. Imagjinoni kur nxjerr nga “arkiva” ndonjë foto me kryeministrin si kjo që kemi këtu!!

Për atë mburrjen  “baba i vetingut”, Lekës do t’i shkonte më tepër një shprehje që shkodranët e përdorin për tipa si ai: “Baba i mushkut” i përshtatet më shumë Lekës së madh, njërit nga “dylekëshat”, historia e të cilëve duhet të marrë fund me ardhjen e stafit të ri të RTSH-së.

Leave a comment