Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë/ Po shkonin në dasmë, autobuzi bie në lum, ndërrojnë jetë 23 persona

-640-0-61add58e07253

KENIA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kenia teksa autoritetet raportojnë për të paktën 23 viktima.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të autobuzit me të cilin po udhëtonin viktimat në një lum. Mësohet se viktimat ishin duke shkuar në një dasmë në Kenian qendrore.

Ne kemi këtë aksident të tmerrshëm që ndodhi këtu këtë mëngjes,” u tha gazetarëve guvernatorja e Kitui, Charity Ngilu.

“Janë mbi 23 trupa, por ka më shumë në autobus,” shtoi ajo.

Ndër të tjera Ngilu në rrjetet sociale postoi se së bashku me Kryqin e Kuq të Kenias dhe agjencitë e zbatimit të ligjit ata “po bënin gjithçka të mundshme për kërkimin dhe shpëtimin e personave.”

Nga ana tjetër bëhet me dije se 12 persona janë shpëtuar, duke përfshirë katër fëmijë. Teksa dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një numër të saktë të pasagjerëve që po udhëtonin në autobus.
Policia është duke vijuar hetimet për këtë ngjarje për të gjetur kështu edhe shkakun e plotë të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment