Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elbasan- I plagosuri në lokal drejt spitalit të traumës në Tiranë

vullnetari

Elbasan- I plagosuri në lokal drejt spitalit të traumës në Tiranë

Policia e Elbasanit ka vazhduar hetimet rreth një plagosjeje në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Sakaq, ajo jep versionin zyrtar të plagosjes në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan. Ndërsa ka rezultuar gjendje e rëndë, 41-vjeçari u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia Elbasan del me versionin zyrtar të plagosjes në Elbasan.

Sipas policisë, pas një konflikti të çastit, 41-vjeçari A.Q. ka rënë nga shkallët e lokalit dhe ka pësuar plagë në kokë. Për këtë arsye, është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Sipas burimit zyrtar, më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person, është rrëzuar në shkallët e lokalit.

Për pasojë  është dëmtuar në kokë dhe është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë autori është kapur dhe hetimet vazhdojnë.

 

Leave a comment