Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dhunoi ish-dhëndrin dhe e kërcënoi së do ta vriste, arrestohet 67-vjeçari nga Lezha

r55

Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet se ushtroi dhunë fizikë ndaj ish-dhëndrit të tij, si dhe e kërcënoi se do ta vriste me armë zjarri.

 

Pas marrjes së njoftimit se dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, uniformat blu  kanë shkuar në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

 

Më pas, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e ish-vjehrrit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.

Related Posts

Leave a comment