Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elbasan: – Një i dehur, tjetri pa patentë, përfundojnë pas hekurave

librazhd

Elbasan: – Një i dehur, tjetri pa patentë, përfundojnë pas hekurave

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. T., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a comment