Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elbasan: – 4 në pranga për 48 kilogram drogë në Elbasan

droga

Elbasan: – 4 në pranga për 48 kilogram drogë në Elbasan

Operacion i befasishëm dhe i suksesshëm i strukturave të policisë Elbasan. Kapen 48 kg cannabis-sattiva dhe për pasojë, 4 shtetas janë prangosur. Operacioni është organizuar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policise Elbasan. Operacioni në fjalë, i koduar “DRAGOT 2021”, u finalizua me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  shtetasve:

  1. M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u vunë nën shërbim në rrugën, që lidh Lushnjën me Belshin. Në fshatin Dragot, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjeteve,  me të cilat dyshohej se transportohej lënda narkotike. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe mjeteve tip ”Audi A6” dhe “Volksëagen” u gjet lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 48 kilogram, 1 thikë dhe 3 aparate celulare. Në cilësinë e provave material, u sekuestruan lënda narkotike, 3 aparate celulare, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe 2 automjetet. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Kjo, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Kliko linkun per te pare videon:

https://fb.watch/9NZ5DRFifo/

Leave a comment