Dilema mes personave që flenë në orët e vona të natës dhe atyre që zgjohen herët nis pikërisht tek çështjet e shëndetit. Kjo mënyrë e të jetuarit është aq e përhapur sa mund t’i ndani njerëzit lehtësisht në dy grupe të mëdha. Ata që flenë natën vonë kanë tendencën të zgjohen më vonë në mëngjes e ata që zgjohen herët flenë më herët në darkë.
Në teori të dy grupet bëjnë orët e nevojshme të gjumit, por çfarë e përcakton këtë ndarje tek njerëz të caktuar? Ekspertët e kanë një përgjigje për këtë dhe nuk lidhet vetëm me stilin e jetesës, por edhe me gjenetikën.