Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy doza të vaksinave nuk mbrojnë nga Omicron

-640-0-1470137b56160f73ac9b7cd13c7634fd

Dy doza të një vaksine Covid nuk janë të mjaftueshme për t’ju mbrojtur nga varianti Omicron, kanë paralajmëruar shkencëtarët në Britaninë e Madhe.

Analiza paraprake e rasteve të Omicron dhe Delta në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se vaksinat ishin më pak efektive në ndalimin e variantit të ri. Megjithatë, një dozë e tretë përforcuese rriti ndjeshëm mbrojtjen në rreth 75 për qind.

Megjtihatë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë kundër simptomave të rënduara të Omicron.

Shqetësimi që kur varianti Omicron me mutacion të madh u shfaq për herë të parë ishte se ai do t’i bënte vaksinat më pak efektive. Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 581 raste të Omicron dhe mijëra raste të Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri.

Ai tregoi një rënie dramatike të efektivitetit për vaksinën AstraZeneca dhe një rënie të konsiderueshme edhe për vaksinën Pfizer. Megjithatë, doza e tretë rriti mbrojtjen kundër shfaqjes së simptomave të Covid në mes 70 dhe 75 për qind.

Autoritetet britanike vlerësojnë se më shumë se gjysma e të gjitha rasteve në vend do të jenë Omicron nga mesi i muajit dhjetorit dhe se nëse kjo rritje vazhdon e pandërprerë do të ketë më shumë se një milion infeksione deri në fund të muajit.

Related Posts

Leave a comment