Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Inter fiton, por Inzhagi rrëzohet nga shkallët, fansat shkrihen së qeshuri

Simone-Inzaghi-1-scaled-e1634571113211

Inter fitoi mbrëmë ndaj Kaljarit dhe kështu bëri përmbysjen në tabelën e klasifikimit. Katër golat e shënuar nga zikaltërit bënë që Interi tashmë të jetë e para në krye të renditjes, një pikë larg Milanit.

Por jo gjithçka duket se ka shkuar mirë. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se trajneri i Nerazzurrëve, Simone Inzaghi, pësoi një aksident gjatë largimit nga fusha e San Siros në fund të ndeshjes së fituar 4-0.

A rrëshqiti në shkallët që të çonin në dhomat e zhveshjes, por për fat u ngrit menjëherë dhe ikën me të qeshur, si dhe me një gjest qetësues drejtuar fansave.

Leave a comment