Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Futbollisti i njohur i Barcelonës mes lotësh njofton largimin nga futbolli

-800-0-d4a29a9b27bb63bf39f1f6307a136e42

Në konferencën e sotme për shtyp të paralajmëruar nga klubi i Barcelonës, lojtari Kun Aguero ka njoftuar vendimin e vështirë të jetës së tij, të lërë futbollin.

Ky vendim erdhi për shkak të problemeve në zemër, që për herë të parë iu shfaqën gjatë një ndeshje të zhvilluar një muaj më parë, kur u rrëzua në fushë.

“Jam sot këtu për t’ju komunikuar se do të lë futbollin, është vendim shumë i vështirë. E marr këtë vendim për shëndetin tim, për problemin që pata para 1 muaji. Isha në duar të mjekëve të mirë të klubit, që bënë më të mirën, por më thanë që më e mira ishte të lija futbollin.

E kam marrë vendimin para 10 ditësh dhe dua t’ju them që bëra gjithçka për të parë nëse kishte ndonjë zgjidhje, por nuk kishte. Jam shumë krenar për karrierën time dhe gjithmonë doja të luaja futboll, të prekja topin,” tha Aguero.

Related Posts

Leave a comment