Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush e ka vrarë? / Baton Haxhiu “zbulon” pse s’ka besim tek gazetaria

Baton Haxhiu

I qenë prezent në studion e emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga”, gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ndër të tjera ka folur edhe për mënyrën e të bërit gazetari sot dhe sa e vështirë është të bësh media. Ne thelb ai shprehet se i ka humbur shpresat te gazetaria, pasi….

Nuk kam shpresë shumë te gazetaria, në një pjesë të madhe të Evropës gazetaria është e vrazhdë, është e vrazhdë, në bashkëpunim me biznesin dhe politikën, sot është e vështirë të bësh gazetari të lirë. Bëra 32 vite në gazetari dhe kam ndërtuar 7 institucione nga fillimi. Problemi është se ti i frymëzon njerëzit për të bërë një gjë të bukur, por i kam humbur shumë shpresat te gazetaria, është pas shije e hirtë, shantazhuese, pa informacion. Të gjitha partitë politike kanë krijuar portalet e veta, kjo është gjëja me e keqe. Portalet nuk prekin vetëm betejën e disa palëve. Për shembull, partia socialiste ka disa portale, po ashtu edhe partia demokratike ka disa portale edhe LSI po ashtu. Gjuha e këtyre portaleve nuk vjen nga hulumtimi. Ka humbur kriteri i të dëgjuarit, nuk e dëgjon tjetrin, vjen e jep mendimin dhe ikën dhe esenca është se nuk e jep mendimin e vet, por ajo që është dhimbje e madhe mendimi i paguar është evident dhe mendimi i paguar është gjithmonë i vrazhdë. Kam shumë pak besim që kjo gjë do të mund të përmirësohet.”, u shpreh analisti Baton Haxhiu./Dritare.net/

Leave a comment