Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira. Kjo bimë ka efekt qetësues dhe shërben si anti-depresant. Bima e lavandës lufton inflamacionin dhe largon stresin. Nëse përdoret në masazh aromaterapeutik, ajo ofron qetësim kundër dhimbjeve të lindjes, pagjumësisë dhe depresionit.
Të dhënat tregojnë se njerëzit që janë çajin e lavandës për të paktën një filxhan në ditë, ndihen më të qetë. Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm. Me këtë çaj mund të përgatisni një limonatë të shijshme me ndikim të mrekullueshëm në organizëm.