Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

JEMI VEND I GODITUR NGA BABËZIA

para-dollare

Dalja e të  dhënave personale në publik po ushqen pakënaqësinë që kanë qytetarët ndaj qeverive dhe duhet parë me shumë përgjegjshmëri. Nuk ka nevojë për akuza dhe kundër akuza, qeveria duhet të kërkojë ekspertizë…

Nga Arben MALAJ –

“Si për patronazhistët dhe për këtë rrjedhje besoj se kryeministri nuk mund ta justifikojë gjendjen. Tani kudo shishet se është rritur pakënaqësia ndaj qeverive. Sot ka ekspertët të jashtëzakonshëm në teknologji që në shumë vende të botës përdorin të dhënë që tregojnë pjesë shqetësuese.

Impakti më negativ është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti. Janë paguar miliona nga BE. Theksoj se Lufta e Tretë Botërore do të jetë luftë kibernetike. ne jemi të avantazhuar që jemi anëtar i NATO-s dhe ka ekspertët më të mirë. Në këtë aspekt  unë mendoj që dalja e të dyja të dhënave po ushqen pakënaqësinë që kanë qytetarët ndaj qeverive dhe duhet parë me shumë përgjegjshmëri. Nuk ka nevojë për akuza dhe kundër akuza, qeveria duhet të kërkojë ekspertizë. Unë e kam mbështetur konceptin e qeverisjes elektronike. Por qeveria është paralajmëruar që ka edhe risk .

 

 

Deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama,  ka nevojë për hetime të thelluara. Opozita duhet ta strukturojë atë që kërkon. Kam shqetësimin se publikimi i fundit i pagave etj. të dhenave personale e lidh rrjedhjen këtë me rastin e patronazhistëve. Nëse Kryeministri i një vendi thotë unë e kam një ide , por do t’ja them Prokurorisë, ky nuk është komunikimi i duhur. Problemi qëndron tek një ekspertizë e thelluar. Unë dyshoj se ne po shkojmë në një ambient shoqëror që po bëhet edhe më keq. Nuk është puna vetëm tek dorëheqja…

Ne paguajmë një kosto kur Qeveria nuk arrin të mbrojë dot të dhënat e qytetarëve. Kjo që ka ndodhur ka edhe një element tjetër, duhet bërë studim i mirëfilltë, pasi është rritur hapësira midis pagave maksimale dhe minimale. Po ashtu pabarazia e pagave midis meshkujve dhe femrave. Vërehet sa keqtrajtohen punonjësit direkt apo indirekt dhe të gjitha këto bëjnë që qeverisja të bëhet më transparente. Kemi debate për sektorin publik, ku janë emrat , pagat, sistemi i bonuseve…

Qeveria të bëjë transparencë për nivelin e pagave . Pavarësisht nga debati që do bëjnë partitë politikë, unë them që përgjegjësia e parë të jetë në nivel administrativ. Ku nuk duhet të varet nga humori i Ministrit, as nga presioni. Edhe tërmeti që inauguroi Kryeministri ka projekte të mëdha edhe pa garë. Ne sot jemi një vend i goditur nga babëzia.

Duhet t’u lëmë më  shumë shtet politologëve të mirëfilltë. Shohim se protestat, si element i betejës politike, në përgjithësi janë zbutur. Shqiptarët ndjehen të lodhur ndaj dhe ikin. Unë kam parë shumë politikanë që kur bëjnë një gabim, japin dorëheqje, fitojnë kohë për të parë ku kanë gabuar dhe ndoshta edhe kthehen prapë. Por jo si këta që kapen pas karrigeve dhe nuk shqiten.

Leave a comment