Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të përqafuar dhe me vajzën në krah, Princ Leka dhe Elia Zaharia urojnë të gjithë shqiptarët

Elia-696x464

Aktorja Elia Zaharia, Princi Leka Zogu i dytë dhe vajza e tyre e vogël kanë uruar besimtarët shqiptarë në prag të krishtlindjeve.

Të përqafuar dhe me buzëqeshje në fytyrë krah pemës së Krishtlindjeve kanë dhuruar kartolinën e tyre për shqiptarët.

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë. Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte. Zoti është dashuria brenda nesh”, shkruan Elia Zaharia Zogu.

 

Leave a comment