Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“The Guardian” zgjedh 100 më të mirët e vitit, ja kush renditet i pari!

8C57BF5D-F074-4A5C-898E-D92EC896F6CF

Gazeta prestigjoze “The Guardian” ka zbuluar rezultatet e sondazhit të madh të bërë si çdo vit. Në një transparence të plotë me emra të shquar të futbollit botëror që kanë votuar dhe përzgjedhur më të mirët, “The Guardian” ka stiluar 100 emrat më të mirë të vitit 2021 në futbollin botëror.

Juria përbehej nga 219 gjyqtarë, të emërtuar me një emër të tillë nga gazeta e madhe në të cilën bënin pjesë ish specialist futbolli, analistë, ish lojtarë të famshëm si Javier Zanetti apo Emre Belezoglu, ish trajneri Luiz Felipe Scolari, Thomas Hitzlsperger e, Roque Júnior bashkë me dhjetëra gazetarë  zgjodhën 40 emrat më të mirë sipas tyre.

Rezultati i këtij votimi të madh ka shpallur Robert Lewandowskin dhe jo Lionel Messin sim ë të mirin e vitit 2021. Një vendim që tregon se gjithmonë do të ketë debat për atë Top të Artë të fituar nga argjentinasi.

Në vendin e tretë, ndoshta surprizë ishte emri i Mohamed Salah që lë pas Karim Benzema dhe Jorginho.

Top 10 plotësohet me Mbappe i gjashti e më pas, Haaland, Ronaldo, Kante dhe De Bruyne.

Related Posts

Leave a comment