Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Industria propagandistike e Lali Erit/ 21 këshilltar “artistik” bëjnë rrush e kumbulla paret tona

Erjon veliaj

Pjesë e industrisë që Erion Veliaj ka ngritur janë: Eneda Tarifa, këngëtare, Monika Lubonja, aktore, Valbona Selimllari, ish-miss, Plator Nesturi, analist gjithologë, Esmeralda Byberi, Abaz Hado, kritik arti, menaxhues pikturash etj…

Materiali i dalë nga zyrtarë të AKSH-it do jetë objekt studimi për një kohë të gjatë. Mjafton të caktosh se cilin investigim duhet të kryesh dhe investigimi bëhet vetë. Dhe rregullisht zbulohet shkelja, skandali apo vepra penale e rradhës.

Diku të dalin prindër në pension, por që papritur punësohen me paga 10.000 deri 30.000 dollarë, në subjekte që kanë fituar tendera apo koncesione nga zyrat ku punonin fëmijët.

Diku të del një superdrejtor që ka rregjistruar si këshilltarë dy shokë te gruas dhe që me gjasë nuk kanë patur fare dijeni që qenkëshin paguar si këshilltarë të burrit të shoqes.

Të gjithë kryetarët e bashkive kanë 1 deri në 2 këshilltarë.

Erion Veliaj paguan me paratë publike 21 të tillë. Pjesë e rrethit të këshilltarëve të Veliaj janë deri këngëtarë, aktorë apo thjesht ish-miss pa profesion. Askush nuk mund të shfrytëzojë fantazinë e vet për të zbuluar se ç’dreq këshillash mund ti japin ca të këtillë Erion Veliajt, por pagën e merrkan për të dhënë këshilla.

Pasi zonjat në fjalë janë shfaqur më parë në krah të tij gjatë fushatës elektorale, duke i thurur lavde këtij të fundit, dyshimi është që Erion Veliaj ka gjetur mënyrën që me paratë e taksave, të paguajë zonjat për këto shërbime private që i kanë dhënë atij.

Sa kohë marrin ende rrogë nga taksat e Tiranës, duhet të jemi të sigurtë që zonjat do vazhdojnë ti shohim si pjesë e shfaqjeve të Veliajt.

 Veliaj ka ngritur gjithashtu një industri që prodhon propagandë në Bashkinë e Tiranës.

Kjo industri kinematografike përmban dhjetëra punonjës që kanë role të ndryshme që nga kameramanë, fotografë, regjizorë, skenaristë, montazhierë etj.

Nga zanati që ushtrojnë me siguri i mësojnë Veliajt si të këndojë, si të aktrojë, si të studiojë piktura apo si të sillet si pjeshkë.

Më poshtë është lista e  20 “këshilltarëve” të Veliajt.

Lista ka 1 jurist dhe 1 ekonomist.

Të tjerën nuk dihet ç’janë. Ndonjëri prej tyre mundet të ketë prodhuar edhe ndonjë fije letër…mbase!

1- Eneda Tarifa, këngëtare këshilltare

2- Monika Lubonja, aktore këshilltare.

3- Valbona Selimllari, ish-miss këshilltare.

4- Plator Nesturi, analist i pranishëm në studio televizive, këshilltar.

5- Esmeralda Byberi, këshilltare.

6- Erka Mato, këshilltare.

7- Edit Pula, këshilltar.

8- Rezart Cenaj, këshilltar.

9- Arta Marku, këshilltare.

10- Jonid Jorgji, shkrimtar, këshilltar.

11- Arnida Çapi, juriste këshilltare.

12- Nevin Bilali, këshilltar.

13- Spiro Koleka, këshilltar.

14- Ajan Hamiti, këshilltar.

15- Sonila Osmani, këshilltare.

16- Bleron Menzelxhiu, ekonomist, këshilltar.

17- Abaz Hado, kritik arti, këshilltar.

18- Emilda Prifti, këshilltare.

19- Besjona Mehmetaj, këshilltare.

20- Renato Kalemi, këshilltar.

21- Sara Goxhaj, këshilltare./ Marrë nga CNA.al-Titulli vjen i ndryshuar nga Arberia News.net/

Related Posts

Leave a comment