Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në Peqin, vritet me armë 35-vjeçari

-640-0-61c97bbcbb09c

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin.

“Më datë 27.12.2021, rreth orës  08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”, njofton policia.

Related Posts

Leave a comment