Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Je një idiot”/ Çfarë ndodhi mes Brojës dhe shokut të tij të skuadrës, shqiptari s’përmban veten (VIDEO)

-640-0-61c96c4295652

Në këtë kohë festash, Southampton për të argëtuar disi tifozët ka publikuar video të lojtarëve duke treguar barcaleta.

Pjesë e këtyre videove ishte dhe futbollisti shqiptar, Armando Broja, i cili në videon e fundvitit doli me shokun e tij të skuadrës Natal Tella.

“Pyeta të dashurën se çfarë donte për Krishtlindje dhe më tha se asgjë s’do e bënte më të lumtur se një PlayStation 5. Ndaj nuk i bleva gjë”, ishte loja e fjalëve e Brojës për shokun e skuadrës që nuk e kuptoi se bëhej fjalë për fjalën “asgjë”, edhe pse lojtari i tregoi të shkruar batutën duke ia shpjeguar me kujdes.

“Nuk e kuptove? Je një idiot”, ishin fjalët e Brojës që nuk e mbajti dot veten me shokun e skuadrës në këtë episod që është bërë viral në rrjetet sociale duke u shpërndarë me shpejtësi.

Related Posts

Leave a comment