Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Jetë pa frikë

auto_Astrit-Lulushi1565109825

Nga Astrit LULUSHI-

Është për të ardhur keq kur sheh se si njeriu humbet përpara televizorit. Edhe për atë që i reziston indoktrinimit, ndërrimi i kanaleve nuk ka efekt. Të gjitha stacionet janë njësoj pavarësisht nga temat. Ulesh për t’u qetësuar dhe ngrihesh i dërmuar nga fjalët boshe që ke dëgjuar, nga emisionet bajate, nga opinionet dhe idetë e manipuluara që pak nga pak zënë vend në kokë. Kështu, qeveria ndjehet më e fortë, njeriu bëhet i trullosur, dhe mes palëve varet frika.
Mos besoni asgjë thjesht sepse e keni dëgjuar, apo sepse flitet e përflitet nga shumë njerëz; mos besoni asgjë thjesht sepse gjendet e shkruar në gazeta ose internet; mos besoni asgjë bazuar në ato që u thonë mësuesit e të moshuarit; madje mos u besoni as traditave sepse ato janë transmetuar për shumë breza.
Por pas vëzhgimit dhe analizës, kur zbuloni se çdo gjë përputhet me arsyen dhe është e dobishme për të mirën e të gjithëve, pranojeni. Volteri thoshte se njeriu që nuk beson, nuk jeton sipas besimit, dhe rruga më e sigurt për ‘të është të mos bëjë asgjë kundër ndërgjegjes. Me këtë sekret, mund ta shijojë jetën pa frikë, të ndjehet i qetë, dhe njëkohësisht të bëjë mirë a të sfidojë të keqen.

Leave a comment