Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një patriot mendjehapur grek me dashuri për shqiptarët

auto_karolos1640517005

Nga Gazmend KAPLLANI-

Karolos Papulias e kam takuar per here te pare, koke me koke sic i thone fjales, ne vitin 2006 – pasi me ftoi ne nje takim ne Pallatin Presidencial, President i zgjedhur i Greqise atehere. “Jam lexues i rregullt i artikujve te tu prandaj desha te takoj” me tha. Atekohe isha kolumnist i gazetes Greke TA NEA. Me priti jo vetem me shume dashamiresi por edhe me nje thjeshtesi qe me la shume mbresa. Pa ja kerkuar dhe pa e pyetur me foli vete pothuajse nje ore, me shume dashuri dhe pasion per marredheniet mes Shqiptareve dhe Grekeve – sidomos per kujtimet e tij te femijerise duke thene se Shqiptaret dhe Greket jetonin atehere pothuajse si vellezer dhe ne te dy anet e kufirit qe ishte krejtesisht i hapur familjet lidhnin miqesi dhe krushqi. “Jo vetem ne Ballkan por edhe ne Europe nuk ka popuj me te afert se Greket dhe Shqiptaret”, me tha. Ndoshta ishte nje rrefim paksa romantik por dukej qarte se perceptimet e tij per Shqiptaret vinin kryesisht nga kujtimet e tij te femijerise. Pas disa muajsh me ftoi per darke ne shtepine e tij (edhe gjate mandatit te tij si President vazhdonte dhe jetonte ne shtepine e tij te thjeshte prane qendres se Athines) ku takova nje cift Shqiptaresh te cilet punonin aty dhe njekohesisht ishin si pjesëtare te familjes se tij. Hera e fundit qe e kam takuar ishte gjate darkes zyrtare per Z. Bamir Topi, President i Shqiperise atehere qe vizitonte Athinen, ku isha i ftuar me ftese personale nga Papulias.
Shpresoj qe te kete shkruajtur kujtimet e tij te femijerise per bashkejetesen e Grekeve dhe Shqiptareve. Gjera qe besoj se e kishte te veshtire ti thoshte publikisht – ashtu sic ndodh shpesh ne Ballkan ku kujtimet e njerezve bien ndesh me rrefimin zyrtar. Do jete nje deshmi e vyer.

U prehte ne paqe. Ishte mbi te gjitha nje njeri me zemer te madhe, nje patriot mendje hapur Grek, me dashuri te vertete per Shqiptaret. Beri aq sa mundi (shpesh duke u lincuar dhe sulmuar nga qendra te ndryshme dhe te pista ekstremiste dhe irredentiste ne Greqi) qe dy popujt te vinin me prane njeri-tjetrit.

Related Posts

Leave a comment