Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Globe Soccer” shpall më të mirët e vitit 2021

-640-0-61cabbece27d3

Gianluigi Donnarumma është zgjedhur portieri më i mirë në botë i vitit 2021 nga “Globe Soccer”. Numri një i Italisë dhe Paris Saint-Germain fitoi trofeun, por nuk ishte i pranishëm në Dubai për ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ndërkohë, Txiki Begiristain është zgjedhur si drejtori sportiv i vitit. Ai e mban këtë rol te Manchester City. Edhe spanjolli nuk ishte i pranishëm në Dubai. Mes kandidatëve ishte edhe drejtori i Interit, Piero Ausilio.

Leonardo Bonucci është laureuar si mbrojtësi më i mirë në botë nga “Globe Soccer”. Paraqitjet e tij me Italinë dhe Juventusin ia kanë siguruar një status të tillë. “Është kënaqësi të jem këtu, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura, por dua t’ia dedikoj këtë çmim bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mi. Gjithashtu dua të falënderoj familjen time”.

Federico Pastorello fiton çmimin e menaxherit të vitit 2021, duke pasur si rivalë Mendes, Raiola, Zahavi. Pasi u ngjit në skenën e Dubait, italiani tha: “Është bukur të jesh këtu. Ne zakonisht punojmë prapa skenave. Dua të falënderoj ‘Globe Soccer’, familjen time, lojtarët e mi dhe klubet që më lejojnë të jem këtu”.

Italia pushton Dubain; zgjidhet kombëtarja më e mirë në botë për vitin 2021. Të pranishëm në “Globe Soccer”, në Dubai, ishin trajneri Roberto Mancini dhe Gianluca Vialli si delegat i FIGC, përveç presidentit, Gabriele Gravina.

Chelsea, fituesi i Ligës së Kampionëve, zhpallet klubi më i mirë i vitit 2021, siç pritej. Nga blutë e Londrës nuk pati asnjë përfaqësues në Dubai, për të tërhequr çmimin e “Globe Soccer”. Çmimi special i “Globe Soccer” ka shkuar për Cristiano Ronaldon.

Këtë vit, sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, mori një tjetër lëvdatë si fitues i çmimit “Maradona”. Njohje e punës si “Golashënuesi më i mirë i vitit” për polakun, për rekordin e tij të mahnitshëm prej 64 golash dhe 10 asiste më 2021.

Elegant dhe i gjithanshëm në fushë. Mbappé është i famshëm sidomos për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme. Jo çuditërisht, ai është zgjedhja e këtij viti për lojtarin më të mirë të “Globe Soccer”.

Leave a comment