Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Spektakël me fishekzjarre nga Burj Khalifa”/ Rama: Dhuratë e Dubait për qytetarët e Durrësit

-640-0-61ceb7948eea3

Dubai do të ofrojë një spektakël me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin dhe marinën e qytetit bregdetar.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan në Facebook se banorët e Durrësit mund ta ndjekin spektaklin e fishekzjarreve tek Vollga.

Në fund, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë shqiptarët një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.

Postimi i kryeministrit Rama:

Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri

Related Posts

Leave a comment