Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ka një datë të saktë kur duhet hequr pema dhe zbukurimet e festave?

-640-0-61d56025cb2f1

Sapo festat mbarojnë, shumë njerëz kanë dëshirën të nisin me pastrimin e shtëpisë dhe heqjen e zbukurimeve dhe pemës së Krishtlindjeve. Kjo duket sikur na kthen në normalitet.

Mirëpo, a ka një ditë të caktuar se kur duhet hequr pema?

Sipas traditës, që daton në shekullin e katërt, shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes) – një mbrëmje e njohur gjithashtu si vigjilja e Epifanisë.

Epifania shënon ditën kur Tre Mbretërit (ose Të Urtët) vizituan foshnjën Jezus, dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar (në varësi të faktit nëse e llogaritni ditën e parë si Krishtlindje apo jo). Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr zbukurimet festive – përfshirë pemën tuaj. Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq.

Megjithatë, mbani parasysh se duhet ta hiqni pemën e Krishtlindjes kur është koha më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, sepse nuk ka vërtet një përgjigje “të saktë” se kur duhet ta bëni.

Leave a comment