Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha edhe sot iu kyçi derën, Bumçi: A mos duhet të marrim leje në e-albania?

bumci

Ditë e re, avaz i vjetër në PD! Komisioni për Rithemelimin e PD-së e ka gjetur sërish të mbyllur derën e selisë së PD-së, me Lulzim Bashën që duket i vendosur ta mbajë selinë, të paktën deri në 8 Janar, kur do të mbahet protesta e thirrur nga Berisha.

Aldo Bumçi:

Kemi ardhur këtu me drejtuesit e 3 degëve të Tiranës, siç e shikoni kjo tashmë është kthyer në një bunker, që nuk ka qenë e mbyllur as në 97, apo ditët më të vështira. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura, pyetja është e thjeshtë, kujt të mire i shërben kjo mbyllje e PD-së?

Që opozita të kthehet në burg, nuk i shërben askujt, përveçse Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, një opozitë e izoluar nga anëtarët e saj, ai është mbret sa kohë që ky njeri është këtu. Kësaj shëmtie mund ti vësh çdo emër, por kjo është kriminale. Opozita është në këmbë, dhe të shtunën do e kthejë selinë në shtëpinë e demokratëve.

Ju mendoni se ne nuk mund të bllokonim Lulzim Bashën që të hynte në seli? Mund të kishim ndërhyrë në çdo kohë, por i dhamë atij mundësi që të reflektonte. Kjo nuk është çështje kapriçoje dhe force, vullneti i demokratëve do të shkojë në vend. Unë kam një thirrje për miqtë e mi në PD, që mbështesin zotin Basha, nuk mund të sillen sikur kjo është një çështje mes Bashës dhe Berishës, duhet të përfaqësojnë vullnetin e demokratëve.

A mos duhet të aplikojmë në e-albania që të hyjmë në selinë e PD-së?

Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përkrahës të Sali Berishës mbërriten rreth orës 11:15 në selinë e Partisë Demokratike.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur te dera e selisë e cila është e mbyllur. Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri kanë trokitur në hyrjen kryesore por askush nuk u ka hapur dyert.

Grupi i deputetëve kishte planifikuar që brenda ambienteve të PD-së do të zhvillonte një mbledhje, dy ditë para protestës së paralajmëruar të 8 janarit.

Related Posts

Leave a comment