Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Trazirat në Kazakistan “rrëzojnë” Bitcoin

-640-0-18a3c789ad94ca328e310b085fd4995c

Vlera e Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët prej muajsh tashme, ku duket se kanë ndikuar dy faktorë, së pari deklaratat e Rezervës Federale të SHBA dhe protestat e trazirat në Kazakistan.

Kriptovaluta ra në vlerë nga 47,000 dollarë në fillim të kësaj jave në më pak se 42,000 dollarë. Rënia pasqyron një mbledhje të Rezervës Federale të SHBA, që tha se mund të rrisë normat e interesit, si mekanizëm për të luftuar inflacionin.

Faktori tjetër konsiderohet ngjarjet politike në Kazakistan kanë ngritur gjithashtu shqetësime për kapacitetin e rrjetit.

Për shkak të natyrës së tij globale dhe të decentralizuar është e vështirë t’i atribuosh një rritje ose rënie të çmimit të Bitcoin një shkaku të vetëm, por ekspertë të kriptovalutave kanë fajësuar për rënien dy arsye kryesore, vendimin e Rezervës Federale për rritjen e normave të interesave dhe kaosin në Kazakistan.

Procesverbali sugjeron se banka qendrore e Amerikës mund të rrisë normat e interesit më shpejt se sa kishin parashikuar disa dhe të shesë disa nga aktivet e saj. Kjo mund të pasojë në një efekt domino të dëmshëm të investitorëve tradicionalë që mbajnë Bitcoin, pasi në vend të kriptovalutave ata priren që të ndjekin asete me më pak risk.

Në të njëjtën kohë, një sasi e madhe e minierave të Bitcoin në botë, procesi me të cilin verifikohen transaksionet dhe bëhen “monedha” të reja ndodhet në Kazakistan. Vendi i Azisë Qendrore është goditur nga trazira politike këtë javë, pasi qytetarët dolën në rrugë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Kazakistani përpunon rreth një të pestën e të gjithë sasisë së Bitcoin, siç quhet procesi, për shkak të energjisë elektrike kryesisht të lirë dhe mbyllja mbarëkombëtare e internetit në fillim të kësaj jave u duk se goditi fuqinë përpunuese të të gjithë rrjetit Bitcoin.

Bitcoin ka arritur vlerën më të ulët që prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërsa në nëntor arriti kulmin e vet me më shumë se 60 mijë dollarë.

Edhe kriptovalutat e tjera kanë parë rënie të vlerës së tyre. Ethereum pa vlerën e tij të rënë me më shumë se 4 për qind në 24 orë, nga afërsisht 3,800 dollarë, duke shkuar nën 3,200 dollarë.

Leave a comment