Angli- Një kamarier shqiptar, i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, disa javë pasi kishte mbërritur në Britani.
Limani, një shqiptar me pasaportë suedeze, e vrau Varian në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare.