Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I ftohti rrit me 50 për qind konsumin e energjisë elektrike

-640-0-24187247b6c9346e3209fc322bc47efe

Ulja e fortë e temperaturave ka rritur me 50 për qind konsumin e energjisë elektrike në vend. Shifra publikohet nga Ministria e Energjisë.

Ministria thotë se ngarkesa në rrjetin elektrik ka sjellë edhe avari, kryesisht në rajonin qendror të vendit, ku është përqëndruar edhe numri më i madh i popullsisë dhe rrjedhimisht konsumi është më i lartë.

Kërkesa për energji deri tani është 27,866 MWh, prodhimi i kaskadës është 15,988 MWh dhe prodhimi në HEC-et e vogla është 5 mijë MWh.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka pasur probleme me mjetet e ujësjellësve, furnizimi ka qenë normal dhe stacionet e pompimit punojnë në kushte optimal. Në portet dhe aeroportet e vendit nuk ka pasur asnjë problem. Gjithashtu nuk ka pasur probleme në akset rrugore.

Akset ku duhet të kalohet me zinxhirë janë Bokë-Theth dhe Librazhd-Steblevë, ndërsa temperaturat kanë shkuar përkatësisht -20 dhe -12 gradë Celsius.

Leave a comment