Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Escobar e Lajçak sot në Kosovë, çfarë pritet të diskutohet

Capture

I Dërguari Special për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vizitojnë sot Kosovës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak në një intervistë ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet.

“Ne punojmë shumë ngushtë me administratën e Joe Biden-it. Jemi në kontakte të rregullta dhe të afërta me Gabriel Escobar-in. Kjo do të jetë mundësia e parë për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd bashkë.

Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale.”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Leave a comment