Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Drogë dhe raki në burgje, në pranga 11 persona

droge

Drogë dhe raki në burgje, në pranga 11 persona

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me një operacion policor në Elbasan.  Mega-operacioni i  zhvilluar gjatë ditës së sotme në Elbasan,  u lëshuan disa urdhër arreste. Deri më tani mësohet se në pranga kanë përfunduar 11 punonjës të burgjeve. Burime zyrtare saktësojnë se ata, kishin mbushur qelitë me drogë, alkool dhe të tjera sende të paligjshme. Në këtë operacion janë të përfshirë edhe 9 të burgosur “VIP”. Bëhet fjalë për personat në vijim, si Arben Grori, Klajdio Gjeçi, Aleksandër Sinanaj, Aleksandër Llanaj dhe Gaxhain e Vlorës.

 

Ata akuzohen për futje në qeli të lëndëve narkotike, sende të ndaluara, telefona, porosi të dhëna nga burgu, trafik droge nga burgu dhe korrupsion. Mësohet se Klajdi Gjeci, u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020; Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të një banke në Vlorë; Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve po në Vlorë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Elbasanit. Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale, FNSH dhe policia Elbasan.

Leave a comment