Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pak javë pas të atit, vdes papritur djali i poetit Arben Duka

Capture

Një lajm tragjik për familjen e poetit Arben Duka.

Disa javë pas ndarjes së tij nga jeta, është shuar në moshë të re dhe djali Denis Duka.

Denis Duka, i biri i Arben Dukës vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.

Në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e Denisit kanë dhënë këtë lajm kaq të rëndë, duke ngushëlluar familjarët për këtë humbje.  Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

”Denis Duka na i coptoi zemrat, pa fjalë për këtë humbje. Një mik zemre për këdo që e njohu, shpirt i bardhë, mendje brilante. Ngushëllime familjes, kurajo dhe forcë”, shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Poeti Arben Duka vdiq në 14 dhjetor të vitit 2021. Ai pësoi një arrest kardiak.

Leave a comment