Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidentja e KE paralajmëron Rusinë: BE po përgatit sanksione

-640-0-ursula-1643964607

BE-ja ka përgatitur një paketë “të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse” sanksionesh kundër Rusisë në rast se Moska vazhdon agresionin kundër Ukrainës, sipas presidentes, Ursula von der Leyen.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” dhe gazetën franceze “Les Echos”, ajo theksoi se “ne kemi përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare “, duke shtuar se sanksionet përfshijnë “kufizimin e aksesit në kapitalin e huaj dhe kontrollet në eksporte, kryesisht në produktet teknike.”

Në sanksione përfshihet edhe gazsjellësi “Nord Stream 2″, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Baltikut.

Vënia në punë e tubacionit të gazit varet nga ‘sjellja e Rusisë’,” tha ajo.

Related Posts

Leave a comment