Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plagosje me armë gjahu në Gjirokastër, 59-vjeçari në vend të qenve qëllon kushëririn

plagosjaok-768x432

Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur në fshatin Picar në Gjirokastër.

Një banor i këtij fshati ishte duke përndjekur qentë në fshat duke i qëlluar me armë gjahu.

H.M, 71-vjecar ka qëlluar në drejtim të qenve ndërkohë që shpërthimi i saçmes nga gryka e armës së gjahut, ka dëmtuar kushëririn e tij Siri Muro që ishte në krahë të agresorit të qenve.

Lëndimi nga saçmja ka qënë serioz çka e ka adresuar atë në drejtim të spitalit rajonal të Gjirokastrës për mjekim të metejshëm. Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin në fjalë.

Njoftimi i policise: 

Rreth orës 10:05, në fshatin Picar, Gjirokastër, shtetasi H. M., 71 vjeç, banues në fshatin Picar, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu qenin e shtetasit S. M., ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.

Shtetasi i dëmtuar mori ndihmën e parë nga shërbimet mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Leave a comment