Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Terror në Athinë, 28 vjeçari shqiptar merr peng familjarët

Police_Greece

Një 28 vjeçar, babai i dy fëmijëve të mitur ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen Palini të Athinës.

Sipas burimeve të efektivëve të policisë, autori quhet Ervis Hoxha 28 vjeçar nga Berati dhe vuan prej problemeve mendore.

Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë.

Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.

Autori u arrestua dhe menjëherë u dërgua për në drejtorinë e policisë së Atikës.

Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë edhe përse ai nuk ishte në një spital të specializuar për rastet analoge.

Leave a comment