Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha në PPE: Të përmbyllet procesesi i njohjes së Kosoves nga vendet e BE-së

lbb-752x440

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, e cila i zhvilloi punimet online.

Në fjalën e tij, Basha kërkoi që këto kohë të trazuara të jenë nxitëse për Europën, që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ushtrojë një ndikim më të madh për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kane bërë dhe përmbylljen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane, dhe të lënë pas të kaluarën tragjike.”

Më tej, ai renditi luftën kundër korrupsionit si prioritetin kryesor të PD-së.

Leave a comment