Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Masakër në Spanjë/ Gjuetarët vrasin mbi 450 drerë dhe derra të egër brenda ditës

-640-0-drere-1644310348

Rreth 450 drerë dhe derra të egër janë therur brenda një dite në Spanjë , nga gjuetarët që paguan për të marrë pjesë në atë që ambientalistët e quajnë “orgji gjaku dhe vdekjeje”.

Masakra ndodhi në një gjueti masive kundrejt pagesë, në pronën private “Los Posteruelos” në Kordoba në Andaluzia.

447 kafshët ishin  mbyllur me gardhe dhe nuk kanë mundur t’i shpëtojnë zjarrit të 70 gjuetarëve, të cilët kanë paguar nga 1000 euro secili për të marrë pjesë në gjueti.Gjuetarët vrasin mbi 450 drerë dhe derra të egër, 1

Në Spanjë, gjuetia në hapësira të mbyllura është e ligjshme. Megjithatë, aktivistët dhe organizatat mjedisore dënojnë praktika të tilla imorale.

Neveri ka shkaktuar edhe publikimi i pamjeve të kafshëve të vrara në internet.

Mësohet se çdo gjuetar vrau rreth gjashtë ose shtatë kafshë, një numër shumë më i lartë se mesatarja e gjuetisë ditore.

Leave a comment