Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dje u transferua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin, karantinohet për 14 ditë Saimir Tahiri

tahiri5-780x405

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga GJKKO me 3.4 vite burg do të duhet të qendrojë për 14 ditë i karantinuar në burgun e Fierit.

Ai u transferua një ditë më parë atje, por për shkak të rregullave të reja të vendosura prej pandemisë do të duhet të kalojë 14 ditë në karantinë para se të çohet në qeli, si masë paraprakë për të mbrojtur të burgosurit e tjerë nga ndonjë infektim i mundshëm.

Rregulli i ri është që çdokush që futet në burg gjatë kësaj periudhe, duhet që të qendrojë 10 ditë deri në 2 javë i karantinuar në një ambient të institucionit para se të kalojë në qeli.
Tahiri është në gjendje të mirë shendetësorë dhe nuk ka probleme me koronavirusin, megjitatë do t’i duhet të qendrojë në një dhomë pa të burgosur të tjerë për 14 ditë.

Leave a comment