Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në kujtim të Zenepe Lukës…!

273027753_4884412631672563_730301520939566607_n
Nga Genc DEMIRAJ-
Atë ditë nuk e kishim në plan e as na shkonte ndërmend se do të ishim vizitorë në shtëpinë e një prej më të famshëmve artistë italianë. Gjendeshim prej disa ditësh në Pulia, për një shërbim gazetarie, dhe u befasuam kur Zenepe Luka na tha :
– Hajdeni ti bëjmë një vizitë Albanos se këtu afër e kemi…!
E tha aq çlirët dhe me siguri sikur Albanoja të ishte i njohuri i lagjes së vjetër dhe jo Carisi i madh që emociononte e dridhëronte çdo artdashës në botë me zërin e tij…!
– Hajdeni, doni të shkojmë apo jo…?! – vazhdoi Zenepja me atë ngulmin e saj të veçantë alla Zenepe, e në çast u ngrit duke u drejtuar nga makina…!
– Hajdeni çohuni, të takojmë mikun tim Albano e ti pimë edhe një gotë verë nga vera e don Carmelos…!
E ashtu gjysëm të çuditur e gjysëm mosbesues me vetëbesimin e saj , u nisëm drejt Celino San Marcos për tu gjendur pas disa minutash para portës së rezidencës së tij…!
Që nga larg e pamë artistin e madh që po vinte drejt nesh dhe emocionet po na shtoheshin se si do të reagonte nga këta vizitorë të paftuar, do të na priste apo jo, apo thjesht për kortezi do të na përcillte që aty, por u shtangëm kur ai pa u afruar mirë, hapi krahët dhe me gëzim thirri :
– Xenepeee Lukaaa… che sorpresaa…!
U surprizua i madhi Albano nga Zenepe Luka, por surprizën e madhe gjer në trullosje e morëm ne, nga kjo miqësi e konfidencë e Zenepes, jo vetëm me Albanon por edhe me gjithë pjestarët e tjerë të familjes së tij.
U bëmë si pa dashje vizitorët specialë të Albano Carisit atë ditë por edhe disa herë të tjera që shkuam më vonë, vetëm nga Zenepe Luka, miqësia e së cilës me Albanon vazhdoi po e njëjtë gjer në fund…!
Sa herë që takoheshim me Zenepen për ndonjë rast, nuk harronte të sillte edhe ndonjë shishe verë me vete, është nga vera e Albanos thoshte dhe e hapte me kënaqsi…!
15
2 comments
Like

Comment
Share

2 comments

Leave a comment