Askush nuk ve në diskutim rëndësinë parimore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, të ashtuquajtur “Vetting”. Por në nivelin europian, ashtu si në Shqipëri, jo të gjithë e konsiderojnë këtë proces të suksesshëm.
Prezantimi i “Vetting “nga Komisionit Europian si një sukses është sfiduar hapur nga eurodeputetë dhe jo vetëm në debatin e zhvilluar në gjirin e komisionit të buxhetit dhe komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian, gjatë prezantimit të raportit mbi mbështetjen e Bashkimit Europian të procesit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor të hartuar nga Gjykata Europiane e Auditit.