Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I treti vëlla i vrarë/ Vështirësohen hetimet për vrasjen e Prek Tonajt, zona pa ndriçim dhe pa kamera sigurie

Screenshot-2022-02-13-195642-2

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 47-vjeçari Prekë Tonaj, në fshatin Grudë e Re.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në një lokal të zonës, i cili sipas burimeve nuk ka qenë i pajisur me kamera sigurie, dhe në rrugën pranë nuk ka pasur ndriçim, çka ua ka bërë më të lehtë punën autorëve.

Sipas raportimeve në media Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë, ndërkohë që më herët i kanë vrarë dy vëllezër. Së fundi ai ishte i punësuar në Ujësjellësin e Shkodrës, dhe të paktën sipas kolegëve nuk ka pasur konflite të hapura për shkak të detyrës.

Sa i takon hetimeve janë shoqëruar disa persona, por derimë tani nuk ka asnjë të arrestuar, teksa vijojnë ende kërkimet për autorët.

47-vjeçari është vëllai i tretë që vritet brenda familjes, njëri i është vrarë në sistemin komunist, vëllai i dytë është vrarë në 2015 dhe Tonaj është vrarë dje.

Leave a comment