Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO/ Shpërthimi i frikshëm ndan në ‘dysh’ shtëpinë, ja çfarë dyshohet

shtepia-1-780x405

Një shpërthim i dyshuar gazi ka “ndarë në dysh” një shtëpi dhe dy persona kanë përfunduar në spital.

Sipas mediave britanike, shpërthimi i fuqishëm në një pronë në Sunderland “ndau në gjysmë” shtëpinë me tarraca dhe bëri që mbeturinat të fluturonin në ajër.

Pamjet e skenës në zonën Roker të qytetit treguan se forca e shpërthimit e kishte shkatërruar plotësisht ndërtesën.

Nuk raportohet për vdekje, por dy persona janë nxjerrë zvarrë nga rrënojat me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Fqinji John Ellis, 43 vjeç, mori një telefonatë në lidhje me shpërthimin dhe besonte se babai i tij ishte në shtëpinë që ai ndante në atë kohë.

Ai tha: “Çatia është hedhur në erë, pjesa e përparme është shembur, pjesa e pasme është shembur, është e pabanueshme”.

Ai gjithashtu tregoi se fqinji i tij ishte nxjerrë nga zjarrfikësit dhe se ambulanca kishte qenë në vendngjarje.

Një zëdhënës i Ambulancës North East tha se një person ishte dërguar në Spitalin Mbretëror të Sunderland dhe një tjetër në Infermierinë Royal Victoria në Newcastle, të dy me lëndime nga shpërthimi.

Leave a comment