Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas Kuvendit, banorët e 5 Majit zhvendosin protestën te ambasada amerikane

Screenshot_5-9-780x405

Pas protestës që mbajtën përpara Kuvendit, banorët e 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës, kanë drejtuar për në ambasadën amerikane.

Në protestën që u mbajt sot përpara Kuvendit, kishte dhe fëmijë, që bënë thirrje ndaj Edi Ramës që shtëpitë e tyre të mos shembeshin.

Këtë skenar të zhvendosjes së protestës, banorët e kanë ndjekur dhe në raste të tjera.

Gjatë fjalës banorët kërkuan nga qeveria që të dëgjojë kërkesat e tyre duke kërkuar shpronësim të plotë të ndërtesave.

“Ne duam përgjigje nga qeveria shqiptare, ku do të strehohemi dhe ku do të marrim banesat tona. Nuk nxirren njerëzit në rrugë që t’i të bësh kulla, mos e mendo se do të na nxjerrësh lehtë nga shtëpia. Të gjithë qytetarët e Tiranës të na mbështesin sepse halli jonë është edhe për ju. Rruga e Durrësit do të prishen ndërtesat në krah.

Dilni protestoni sepse protesta nuk është turp, merrni pjesë në protesta për mbrojtjen e banesave të tyre. Kam një thirrje për Velian që ka thënë do të heq cizmen e malokut nga Tirana, por ti je injorant. Nëse ne kemi ardhur këtu nuk jemi zaptues por jemi qytetarë, ndaj të kërkojmë që t’i të na japësh të drejtë”, tha banori.

“Pushtetarët që erdhën në pushtet me votat tona nuk na përfillin sot. I kërkojmë ambasadave të huaja që të na dëgjojnë. I them Mero Bazes të mbajë pronat e tij sepse ai ka ca të mbrojë pasi ne nuk kemi prna të tjera vec shtëpive. Le ta gjejë Mero Baze bujarinë dhe mirësinë e malësorit ne kërkojmë vetëm shpërblimin që të ndërtojmë banesë tjetër”, tha protestuesja.

Related Posts

Leave a comment