Çmimi i naftës ka shkuar në mbi 100 dollarë, pasi presidenti Putin nisi një “operacion special ushtarak” në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 102.30 dollarë për fuçi, niveli më i lartë për më shumë se shtatë vjet. Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar, dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.