Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi rus ndaj Ukrainës, reagon kryeministri Rama

Edi-Rama-per-Euronews-1068x617

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin që Rusia ndërmorri në orët e para të kësaj të enjteje ndaj Ukrainës.

“Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Në orët para të mëngjesit të sotëm, Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, e cila u dënua me forcë nga SHBA dhe NATO.

Putin e cilësoi këtë një operacion special në Ukrainë, që nuk kishte për qëllim pushtimin ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime me raketa edhe në Kiev.

Ndërkohë që presidenti ukrainas u kërkoi qytetarëve që të ishin të qetë,  pasi nuk ka vend për panik.

Ushtria ruse pretendon se nuk hasi asnjë rezistencë nga forcat ukrainase në momentin që trupat e saj hynë në Ukrainë.

Përmes një komunikate për shtyp, Rusia deklaron se ushtria ukrainase nuk bëri asnjë rezistencë ndaj njësive të saj ushtarake.

Në të njëjtin njoftim, ushtria ruse mohon se forcat ukrainase kanë rrëzuar disa avionë të saj.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha më herët se pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën.

Related Posts

Leave a comment